Deputetja e VLEN-i, Imërlije Saliu ka akuzuar deputetët e Frontit Evropian dhe të LSDM-së se po e bllokojnë një ligj shumë të rëndësishëm me akuza të pabaza.
Reagimi i plotë i deputetes Saliu:
Deputetët e Frontit Evropian dhe LSDM-së, në vend që të përkrahin Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, vazhdojnë ta bllokojnë atë në Kuvend duke u fshehur pas akuzave të pabaza, se është shkelur rregullorja e Kuvendit. E bashkë me të, po bllokojnë edhe mundësinë që mbi 1000 aplikantë të pajisen me licenca për institucionet publike të fëmijëve, ndër ta gati 200 kandidatë shqiptarë!
Ligj i cili përveç harmonizimit të pagave të drejtorëve, për HERË TË PARË mundëson që provimi për licencim të jepet edhe në gjuhën shqipe