Me propozim të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i është zëvendësuar masa e mëparshme e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Gjithashtu nga Prokuroria theksojnë se edhe një ish-Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, i është zëvendësuar masa e mëparshme paraburgim me arrest shtëpiak. Ndërkaq, për 18 persona të tjerë është propozuar vazhdimi i masave të mëparshme të paraburgimit dhe arrest shtëpiak.
“Ekipi i prokurorëve që po vepron në lëndën e Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit lidhur me zjarrin në diskotekën “Pulse” është drejt përfundimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Marrjet në pyetje të të dyshuarve dhe personave të tjerë po realizohen pa vonesa dhe sipas dinamikës së paracaktuar.
Intensivisht po punohet edhe në disa ekspertiza dhe po krahasohen të dhënat e marra nga analizat e pajisjeve elektronike të siguruara.
Në përputhje me fazën e procedurës dhe provat tashmë të mbledhura, prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Koçanit një propozim për zëvendësimin e masës së mëparshme të paraburgimit me arrest shtëpiak për dy të dyshuar – një ish-ministër dhe një ish-sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa për 18 persona të tjerë është propozuar vazhdimi i masave të mëparshme të paraburgimit dhe arrest shtëpiak. Për propozimet e prokurorisë do të vendosë Gjykata”, thonë nga Prokuroria Publike. (Tv21)