Sekretari i ASH-së, Blerant Ramadani nga Alternativa deklaroi në emisionin “Daily Click” se koalicioni i tij ka njoftuar shumë më herët partnerët për daljen me lista të veçanta në zgjedhjet lokale.
Ai theksoi se dera për komunikim mbetet e hapur për të gjithë, përfshirë edhe koalicionin VLEN, duke theksuar se zgjedhjet lokale kërkojnë një qasje ndryshe dhe bashkëpunim më të gjerë.