Ndahet nga jeta Nexhmedin Bajrami, një figurë e nderuar nga Kumanova, me vlera të larta kombëtare, fetare dhe njerëzore

1 Min. Leximi

Sot ka ndërruar jetë Nexhmedin Bajrami, një emër i respektuar dhe mik i dashur për shumëkënd në Kumanovë dhe më gjerë. I njohur si pjesë e familjes së njohur të Afez Dautit, ai do të mbahet mend si mishërim i ndershmërisë, urtësisë dhe karakterit të pastër.

Me shpirt të bardhë, plot pozitivitet, energji dhe humor, Nexhmedini la gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën. Ai ishte njeri me integritet të palëkundur dhe me zemër të madhe – vlera që i manifestonte në çdo marrëdhënie njerëzore dhe shoqërore.

- Advertisement -

Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por kujtimet dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e komunitetit.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull