Ahmeti dhe Taravari shtrëngojnë duart në Sllupçan – sinjal për koalicion të ri?

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, janë parë duke shtrënguar duart gjatë një vizite në fshatin Sllupçan, me rastin e shënimit të 24-vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë të Karadakut, raporton ZYRTARE.net

Ky takim simbolik ndodh në një moment vendimtar për Taravarin, i cili pritet të largohet nga Qeveria dhe është përfolur së fundmi për një koalicion të mundshëm me partinë e Ahmetit, BDI.

- Advertisement -

Burime të afërta me zhvillimet politike kanë lënë të kuptohet se bisedimet joformale mes dy liderëve kanë filluar prej javësh.

Pak më herët vetë kreu i BDI-së tha se nuk e përjashton një bashkëpunim me Taravarin, nëse ky i fundit del nga Qeveria. /ZYRTARE.net

 

 

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull