Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një status në rrjetin social facebook ka kërkuar nga aktivistët dhe militantët partiakë të secilës parti politike të kenë kujdes me fjalët të cilët i përdorin në deklarimet publike.
“Edhe kur oponenca është në kulm, edhe kur hatërmbetja bëhet e padurueshme, edhe kur mllefi na tundon, megjithatë maturia dhe përzgjedhja e fjalëve duhet të na prijë në deklarimin tonë publik.
Të urtit tanë na kanë mësuar se ne jemi mbretër të fjalëve që nuk i themi dhe jemi pengje të fjalëve që i themi.
Ndërsa në këngën e bukur të Halit Gashit na thuhet “Fjalt’ e kqija s’janë mahi”.
Të kemi kujdes…
(Le të jetë këshillë për aktivistët dhe militantët politikë të secilës parti.)”, ka shkruar Ibrahimi.
Ibrahimi: Maturia dhe përzgjedhja e fjalëve duhet të na prijë në deklarimin tonë publik!
