Skuadra e Oklahoma-s bëhet skuadra e parë në NBA që shkon në gjysmëfinalet e “play off”-it. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomës fitoi 117-115 ndaj Memfisit, duke fituar 4-0 serinë. Aleksander Shai me 38 pikë ishte më i miri në fushë.
– Advertisements –
Rrezikon eliminimin ekipi i Lejkersit, që u mund 116-113 nga Minesota, që tashmë udhëheq 3-1 serinë. Entoni Eduards me 43 pikë ishte lider në fushë, ndërsa 38 pikët e Luka Donçiçit nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
3-1 udhëheq serinë edhe skuadra e Bostonit, që mundi 107-98 Orlando-n. Për kampionët u dallua Xhejson Tatum me 37 pikë. Po në Lindje, ekipi i Indiana fitoi 129-103 ndaj Milluokit (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) dhe udhëheq 3-1 serinë e çerekfinaleve.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, (3-0)
(2) Boston – (7) Orlando, 108-98 (3-1)
(3) New York – (6) Detroit, 94-93 (3-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee, 129-103 (3-1)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, 117-115 (4-0)
(2) Houston – (7) Golden State, (1-2)
(3) Lakers – (6) Minnesota, 113-116 (1-3)
(4) Denver – (5) Clippers, (2-2)