Mexhiti: I besoj plotësisht Kasamit, Zekës dhe Gashit, na bashkon ideja!

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në emisionin “Top Tema” në TV Telma theksoi rëndësinë e bashkimit brenda koalicionit VLEN dhe besimin e tij të plotë ndaj partnerëve politikë me të cilët ndan të njëjtën ide dhe vizion.

“Unë për nga natyra i besoj njerëzve, i besoj shokëve. Unë i besoj plotësisht Kasamit, Zekës dhe Gashit, sepse na bashkon ideja. Ne deri këtu erdhëm si VLEN, jo të vetëm,” deklaroi Mexhiti.

- Advertisement -

Ai shtoi se çdo përpjekje për t’u larguar nga kjo rrugë e përbashkët do të rezultojë me dështim. “Çdonjëri që largohet do të thyhet dhe do të dalë i humbur,” u shpreh ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull