Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të muajit korrik ose fillim të gushtit.
Ai ka shtuar se është kërkuar debat publik në Kuvend për ndryshim të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, të cilat Ministria për Vetëqeverisjes lokale po i paralajmëron një kohë të gjatë.
Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila pritet të mbahet më 29 prill, pritet të vendoset në rend dite interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e parashtruar nga grupi parlamentar i ‘Levica’.
Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut
