Ganiu vazhdon me intensitet aktivitetet në Çair: Rikonstruohet salla legjendare “Partizani”

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka bërë të ditur se po vazhdon me ritëm të lartë rikonstruktimi i sallës sportive “Partizani”, një hapësirë ikonike që dikur ishte qendër e aktiviteteve të shumta sportive për të rinjtë e komunës.

- Advertisement -


“Salla legjendare po i rikthehet funksionit të saj si qendër sportive për komunitetin tonë. Po punohet me intensitet të plotë dhe së shpejti të rinjtë tanë do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e sportit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës”, tha Ganiu.

Ai shtoi se projekti po realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe me përkushtimin e Komunës së Çairit, ndërsa siguroi se punimet po ecin përpara me hapa të sigurt.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull