Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka deklaruar se koalicioni VLEN në zgjedhjet e fundi ka fituar 107 mijë vota të pastra shqiptare për dallim nga koalicioni tjera që kanë përfshirë edhe komunitet tjera.
“Vlerësojmë se të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve e ka koalicioni VLEN. Përsëri këtu e kam thënë dhe vazhdojë të insistojë në atë që çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e këtyre 107 mijë votave që i ka marrë koalicioni VLEN, prandaj pa marrë parasysh numrin e deputetëve vlerësoj se koalicioni VLEN vazhdon të ketë mbështetjen e qytetarëve të atyre 107 mijë votave që ka marrë dhe e ka legjitimitetin”, tha Kasami.
Kasami shtoi se ai pret që përkrahja për Qeverinë të rritet dhe jo të zvogëlohet.
Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e 107 mijë votuesve, edhe pa Taravarin kemi legjitimitet
