Deputeti i koalicionit VLEN dhe pjesë e shumicës së re parlamentare, Bekim Sali, ka publikuar një fotografi të përbashkët nga takimi i liderëve të VLEN-it në Strugë, duke sinjalizuar qartë hapat drejt unifikimit të koalicionit në një subjekt të vetëm politik.
Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale shihen krerët e partive përbërëse të VLEN-it dhe një pjesë e anëtarësisë, ndërsa Sali e ka shoqëruar me mbishkrimin: “VLEN soon Loading”, një mesazh që lë të kuptohet përgatitjen për një fazë të re të organizimit politik.
Ky zhvillim vjen në vigjilje të zgjedhjeve lokale, ku VLEN pritet të paraqitet i bashkuar dhe i konsoliduar për të vazhduar procesin e përfaqësimit dinjitoz dhe të përgjegjshëm të qytetarëve shqiptarë në nivel lokal dhe qendror.
Koalicioni VLEN, tashmë pjesë aktive e qeverisë së re, ka theksuar vazhdimisht synimin për të krijuar një strukturë të qëndrueshme politike, që garanton efikasitet, transparencë dhe një qasje të re në qeverisje.