Afrim Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u ka dërguar urimin e Pashkëve qytetarëve të besimit të krishterë, duke e theksuar mesazhin e Pashkëve si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve.

- Advertisement -

Mesazhi i pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie.

Të gjithëve ju uroj paqe, shëndet dhe mirëqenie dhe që Pashkët t’i kaloni në ngrohtësi dhe dashuri me të dashurit tuaj”, ka shkruar Gashi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull