Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, bëri të ditur se të ketë 229 milionë denarë për projekte mjedisore, komunat do të marrin rolin udhëheqës.
“Komunat janë partnerët tanë më të rëndësishëm në terren, ato e njohin më së miri realitetin dhe sfidat mjedisore lokale. Prandaj, këtë vit po ofrojmë mbështetje financiare prej 229 milionë denarë për projekte konkrete për nivel lokal, që përfshijnë nga ujësjellësi dhe kanalizimi, deri te menaxhimi i mbeturinave dhe edukimi i qytetarëve.
Sot pata një takim pune shumë produktiv me kryesinë e BNJVL-së, ku prezantova Konkursin për financimin e projekteve mjedisore për vitin 2025.
I inkurajoj të gjitha komunat që të aplikojnë dhe të bëhen forca shtytëse e ndryshimeve pozitive në mjedisin e komuniteteve të tyre. Është koha për veprim!”, ka bërë të ditur Mexhiti