Prej vitesh, VMRO-DPMNE ka zbatuar bllokada dhe pengesa ndaj projektit për ndërtimin e një Qendre Klinike moderne – të iniciuar nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM.
LSDM propozoi një koncept dhe përgatiti një projekt që do të siguronte shërbime shëndetësore të plota në një vend – ashtu siç kanë të gjitha shtetet moderne evropiane. Por VMRO-DPMNE e rrëzoi atë koncept.
Nuk ka Qendër të re Klinike për qytetarët vetëm për shkak të bllokadave të VMRO-DPMNE-së, dhe gjatë mandatit të kësaj qeverie gjithashtu nuk do të ndërtohet.
Tani po paralajmërohet njëfarë zgjerimi i spitalit “8 Shtatori”, por kjo nuk është zëvendësim për një Qendër Klinike të mirëfilltë, të integruar. Kjo është një improvizim pa efekt. Në vend të një modeli evropian të shëndetësisë, qytetarët po marrin një sistem që po shpërbëhet – i copëzuar, jofunksional dhe pa kushte themelore për trajtim.
Paaftësia e pushtetit po e shkatërron shëndetësinë maqedonase. Nuk ka ilaçe me muaj, pacientët po vdesin, vdekshmëria po rritet, listat e pritjes zgjaten çdo ditë dhe nuk do të ketë as Qendër të re Klinike.
Me këtë pushtet, shëndetësia vetëm do të fundoset edhe më shumë.