Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se gjatë vizitës në SHBA janë takuam edhe me Kryetarin e Gjykatës Supreme të shtetit të Vermontit, z. Paul Reiber
“Gjatë vizitës sonë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patëm nderin të zhvillojmë një takim të rëndësishëm me Kryetarin e Gjykatës Supreme të shtetit të Vermontit, z. Paul Reiber.
Në kontekstin e sfidave serioze me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë, veçanërisht në aspektin e besueshmërisë publike dhe pavarësisë institucionale, ky takim shërbeu si një mundësi e çmuar për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar praktikat më të mira që kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë funksional, transparent dhe të besueshëm”, ka shkruar Sali.
Bekim Sali: Në SHBA zhvilluam takim të rëndësishëm me Kryetarin e Gjykatës Supreme të shtetit të Vermontit, Paul Reiber
