Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër (e premte), në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt në Prishtinë, me një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se vendimi për çmimin e energjisë elektrike do të merret nesër (e premte), më 11 prill.
Ditë më parë, ZRRE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike.