Mbase jemi në ditët e fundit të muajit të Ramazanit, liderët e koalicionit VLEN janë të ftuarit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta pritur një iftar bashkërisht ashtu siç i ka hije. Kështu kërkon muaji Ramazanit, kështu i duan shqiptarët liderët e tyre bashkë në një tryezë për një qëllim.


Aq më shumë kur liderët ftohen nga një liderqë e do vendin e popullin e tij, Albin Kurti. Përkundër gjithë propagandës së errët të krijuar, zërave për darkën e fundit, kjo mund të mbaj për këtë muaj. Por, që darkat e drekat të liderëve të VLEN bashkë do të jenë pafund. Liderët u bashkuan shqiptarët i besuan dhe vlerësuan me votë. Ky vlerësim është përgjegjësi që ruhet me ndërgjegje dhe delikatesë. Në VLEN ka debat, aty ku ka debat ka demokraci ka edhe suksese. Zgjedhjet janë afër, fitorja e koalicionit VLEN edhe më afër.