Toka e shitur tek monopoli i Tetovës me një sipërfaqe prej 6.000 metrash katror e cila sipas reagimeve, është shitur nën çmimin e duhur, nuk është vendim i përbërjes së tanishme të komunës, por zanafilla e saj është që në vitin 2014 ka deklaruar në brifingun e sotëm me gazetarët, kreu i komunës Bilall Kasami. Ai më tej shtoi se kjo tokë, është vetëm njëra nga tokat që dihen ndërsa toka të këtilla me çmim prej 1 euro metër katrori janë shitur shumë. Kasami tha se shembulli më i keq i shitjes së tokës së shtetit, ka qenë ai i Shik Jellakut, shitje kjo të cilën përbërja aktuale e komunës nuk e lejoi.


“Si rasti i Monopolit kanë qenë disa hapësira publike, siç është rasti i teteksit, Shik jellakut, monopolit, Interprometit e tjerë. Këto hapësira publike në bazë të vendimit të Qeverisë për privatizim, janë shitur me çmime simbolike në krahasim me çmimin e tregut. Ka qenë një proces i përcaktuar shumë më herrët dhe për të komuna e Tetovës nuk ka pasur mundësi të veproj ndryshe. Aty ku kemi pas mundësi ta ndalojmë uzurpimin e pronës publike e kemi ndalur dhe e dini që, tek shik jellaku me ardhjen tonë e pezulluam dhe e kthyem procesin nga fillimi. E kam këtu vendimin e privatizimit dhe është realizuar në vitin 2014”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk