Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga “SOS VITA”.
Ibrahimi shkruan se ky iftar nuk ishte vetëm një darkë, por një mesazh i fuqishëm solidariteti.
“Me ftesë të kryetarit të “SOS VITA”, Ertan Shakirin, së bashku me mikun tim, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe deputetin Bekim Sali, pata kënaqësinë të marr pjesë në një iftar të veçantë me personat me nevoja të veçanta.
Ky iftar nuk ishte vetëm një darkë, por një mesazh i fuqishëm solidariteti. “SOS VITA” bën gjithçka për të drejtat dhe mirëqenien e tyre, duke dëshmuar se shoqëria jonë është më e fortë kur kujdeset për më të dobëtit. Një mbrëmje frymëzuese në këto netë të bekuara të Ramazanit!”, ka shkruar Ibrahimi.

