Kryqi i Kuq: Mbi 840 mijë euro deri tani për ndihmë për familjet e viktimave nga zjarri në Koçan

1 Min. Leximi

Deri më tani janë mbledhur 51.822.579 denarë për përkrahje të viktimave nga zjarri në Koçan dhe familjeve të tyre, njoftoi sot Kryqi i Kuq.

Ata bëjnë të ditur se janë në fazën përgatitore për pagesën fillestare të mjeteve të grumbulluara për nevojat më urgjente të destinuara për të prekurit nga zjarri.

- Advertisement -

Ata bëjnë thirrje që të gjithëqë të vazhdojmë të tregojnë humanizëm dhe solidaritet për viktimat dhe të shprehin mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që dhuruan.

- Advertisement -

Qeveria njoftoi se të gjitha familjet e prekura nga tragjedia fillimisht do të marrin nga 150 mijë denarë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull