Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

LVV i drejtohet Supremes për votimin me postë

Përditësimi i fundit: 2025/03/22 at 3:59 AM
Publikuar March 22, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me votimin me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

“Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së”, u tha në një postim të bërë nga parti në rrjetin social, Facebook.

- Reklamim -

Më 17 mars, LVV-ja i ishte drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se ato ishin “manipuluar” dhe duke kërkuar rivotim me postë. Por, PZAP e hodhi poshtë ankesën e LVV-së.

LVV-ja tha se shpreson që Supremja të “korrektojë vendimin e padrejtë” të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me votimin me postë.

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Gjykata Supreme ka afat prej pesë ditësh nga paraqitja e ankesës, që të vendosë për të.

Më 15 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për votimet e 9 shkurtit, por vetëm pasi të kenë përfunduar afatet për ankesë në supreme, Komisioni mund të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve – duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

Sipas rezultatit përfundimtar, LVV-ja prin me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende. /REL/

TOP Lajmet

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia
Lajme
SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?
Lajme
Sela fton deputerët e Taravarit të rikthehen në shtëpi: Ata e panë gënjeshtrën dhe degradimin, me mua kishin peshë dhe mbështetje
Lajme
Drejt dështimit të 13-të
Bota dhe Rajoni
VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin
Lajme Politikë
10 vjet nga “Lagjja e Trimave”
Lajme
3shi.net 22 Mars, 2025 March 22, 2025
Artikulli i mëparshëm Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputeti, Bekim Sali mirëpritën drejtuesit e Fondacionit Rumeli
Artikulli tjetër Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Ibrahimi nga Dollneni: Vetëm të bashkuar si VLEN, mund të realizojmë çdo projekt dhe të përmbushim çdo premtim

    3shi.net April 19, 2025
    Durmishi: Kursimet e një familjeje me shportën e konsumit të vjeshtës, sipas llogaritjeve tona janë nga 1200 deri në 1500 denarë
    RMV, Fondi e ka hapur mundësinë për të siguruar mbështetje financiare për ndërmarrjet hulumtuese dhe zhvillimore
    Ilire Dauti: Askush nuk ka të drejtë ta ndajë ASH-në
    Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Merz nga Brukseli: Gjermania do të mbështesë të gjithë, paralajmëron Rusinë për sanksione të tjera

    May 9, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Drejt dështimit të 13-të

    May 9, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Ushtria e Pakistanit pretendon se ka rrëzuar 12 dronë të lëshuar nga India

    May 8, 2025
    Bota dhe Rajoni

    PDK dhe AAK i përgjigjen propozimit të Abdixhikut, preferojnë “Qeveri të opozitës”

    May 8, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Peci: Kosova s’ka nevojë për qeveri tranzicioni, por stabile

    May 7, 2025
    Bota dhe Rajoni

    India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

    May 6, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?