Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku duhet të tregojë se cila është arsyeja që mori masa ndaj tij. Sipas tij masë e kundërligjshme dhe jo sipas statutit të partisë.


Veliu tha se vendimi i Abdixhikut ndaj tij është “inatçor”.
“Sa i takon rënies së LDK-së, LDK ka ra në gjithë Kosovën dhe ndaj askujt nuk është marrë asnjë masë. Në tërë atë rënie, LDK në Podujevë ka qenë forca kryesore e para në Kosovë me përqindje dhe gjithë kolegët e mi kanë qenë humbës më të mëdhenjësesa unë, ndërsa masa është marrë vetëm tek unë”, tha Veliu.
“Këtu shihet që Lumir Abdixhiku ka diçka personale me mua edhe ai kurrë nuk e ka sqaru çfarë ka personale me mua, por do të vijë një ditë që nuk ka qare pa e tregu cila është arsyeja që ai ka marrë masa të kundërligjshme ndaj meje”, tha Veliu në T7.