Zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetai, ka shprehur mirënjohje për Belgjikën dhe ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prévot, për mbështetjen e ofruar pas tragjedisë në Koçan.


Fetai njoftoi se ka zhvilluar një komunikim me Prévot, i cili ka shprehur solidaritetin e tij dhe të qeverisë belge në këto momente të vështira. Belgjika dërgoi menjëherë ekipet e B-FAST me personel mjekësor për të ndihmuar në terren.
“Tragjedia në Koçan na ka treguar qartë se sistemi ynë ka nevojë për reforma urgjente. Kjo do të jetë në fokusin tonë në mbledhjen e sotme të Qeverisë,” theksoi Fetai, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tragjedisë.