Ndërsa kompania e Elon Muskut po përballet me probleme financiare, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do ta blinte një veturë Tesla nga ajo kompani – një mbështetje e pazakontë nga presidenti për këshilltarin e tij më të fuqishëm.


Është një prej shembujve se si Trumpi ka demonstruar besnikërinë ndaj Muskut, i cili ka shpenzuar mjaft për fushatën e tij vitin e kaluar dhe tani është figurë kyçe në administratën amerikane, raportoi AP.
Presidenti republikan lajmëroi të martën se do ta blejë një Tesla “për të treguar besimin dhe mbështetje për Elon Muskun, një amerikan vërtet i madh”.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se automjeti është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë.