Nga Qyteti i Shkupit kanë publikuar thirrje për ndihmesë financiare për qytetarët dhe organizatat e Shkupit që do të mund të aplikojnë deri më 24 mars në për realizmin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2025.


“Të drejtën për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë personat fizikë që banojnë në territorin e Qytetit të Shkupit (artistë dhe artistë të pavarurat) të cilët kryejnë veprimtari nga gusha e kulturës në përputhje me Ligjin për Kulturë dhe dispozita të tjera pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në thirrje publike
“Thirrja publike ka të bëjë me financimi ne programeve, projekteve dhe aktiviteteve në bazë të qëllimeve dhe kritereve të përcaktuara për përzgjedhjen e projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit në këto fusha: arte performuese, muzikore, vizuale dhe mediumeve të reja, veprimtari botuese dhe bibliotekare, muzeore dhe trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, shkruan në Thirrjen e Qytetit të Shkupit.