Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka uruar ditën ndërkombëtare të gruas,


Postimi plotë :
Në një botë që ende padrejtësisht është mashkullore, kemi obligim ta rrisim vëmendjen ndaj grave, ndaj të drejtës së tyre për të qenë të barabarta dhe të përfshira në çdo segment shoqëror. Çdo ditë u përket atyre.
8 Marsi është vetëm ditë reflektimi dhe mundësie për t’u zgjatur një lule a një fjalë të bukur urimi, si shenjë mirënjohjeje që me përkushtimin e tyre e bëjnë botën më të bukur e më domethënëse.