Është planifikuar të publikohet shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë, kumtoii kryeministri Hristijan Mickoski.


Në deklaratë për media pas vizitës së punës në Marino në Shkup, kryeministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të interesuar të aplikojnë dhe tha se janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Theksoi se do të pranohet të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, pavarësisht nga përkatësia etnike.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, të gjithë ata që duan të përfshihen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje – kushdo që plotëson kërkesat do të pranohet. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Mickoski.