“Pro Boxing Macedonia” e cila është anëtare e EBU-së dhe WBC, ka përzgjedhur për menaxher të vitit 2024, Avdyl Salihu, i cili në vitin që e lëmë pas ka shkëlqyer me bokserat e tij, madje duke arrit disa tituj. Ndër ta Maqedonisë së veriut i solli dy tituj internacional UBO e UBF me Mersim Zeqirin, si dhe Aleksander Kallashi poashtu fitoi tituj të vlefshëm.
Gjithashtu me boksierët e tij ka realizuar disa fitore shumë të rëndësishme që i ndihmuan Salihut që përzgjedhja të jetë me e lehte. Cekim se Dyli ka realizuar vitin e kaluar një spektakël të madh ne Garana të Kërçovës, ndërkohe që ka qen aktiv edhe në ndërmjetimet e ndeshjeve, duke përfunduar vitin duke qen matchmaker kryesor në 27 spektakle në të gjithë Evropën.
“Falënderoi ‘Pro Boxing Macedonia’ që më zgjodhi si Menaxher i vitit dhe kjo është shpërblimi im i tretë në 5 vitet e fundit. E gjithë kjo dëshmon për punën profesionale dhe të madhe që jemi duke e bërë gjatë vitit dhe besoj shumë që edhe në të ardhmen do kemi shpërblime të tilla. Gjithashtu falënderoi edhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi si dhe bokserat që treguan suksese në ring”, tha Salihu.