Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij është një lider botëror në prodhimin e dronëve dhe renditet e 11-ta në nivel global për eksportet e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu.
“Turqia është një lider botëror në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe renditet e 11-ta në nivel global për eksportet e industrisë së mbrojtjes”, tha presidenti Erdoğan në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në kryeqytetin Ankara.
Erdoğan theksoi se Turqia është në prag të një transformimi të madh dhe një përparimi emocionues ekonomik, duke shtuar se “zhvillimet e rajonit tonë do ta lehtësojnë këtë proces”.
Presidenti turk gjithashtu tha se qeveria ka përgatitur një program reformash për ‘Shekullin e Türkiyes’ , të cilin e përshkroi si “gjithëpërfshirës që do të rrisë potencialin e zhvillimit dhe produktivitetit të vendit tonë”.