Më 21 shkurt 2025, Unionit Studentor Shqiptar mbajti ceremoninë e përzgjedhjes së kryesisë së re. Hava Feta, studente e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, u zgjodh ushtruese detyre e kryetares, së bashku me anëtarët Elif Poshka, Emine Fazli, Erjona Hiseni dhe Erza Rustemi.
Në event morën pjesë personalitete të rëndësishme, përfshirë kryetarë komunash, profesorë dhe ish-kryetarë të UNSSH. Gjatë takimit u prezantua historiku i organizatës dhe u dhanë fjalime mbështetëse për iniciativat studentore.
Ngjarja u përmbyll me ndarjen e mirënjohjeve dhe një koktej rasti, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për studentët shqiptarë.
Postimi i plotë i USSH:
Më 21.02.2025, në lokalin pranë Unionit Studentor Shqiptar, u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së kryesisë së re.
Aktiviteti u hap me moton domethënëse: “Që e keqja të mbisundojë në një shoqëri, mjafton që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.”
Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të rëndësishme, përfshirë kryetarët e komunave shqiptare të Shkupit, profesorë universitarë dhe të shkollave të mesme, përfaqësues të sektorit civil, si dhe ish-kryetarë të Unionit Studentor Shqiptar.
Gjatë takimit, u prezantua historiku i organizatës, e cila nga themelimi më 30 maj 2012 ka pasur pesë kryesi të udhëhequra nga Daim Luçi, Arben Hajrullahu, Egzon Shabani, Nermine Hamidi dhe Arlinda Rexhepi.
Pas mbledhjes së Kuvendit më 8 shkurt 2025, me shumicë votash, për ushtruese detyre të kryetares së Unionit Studentor Shqiptar u zgjodh Hava Feta, studente në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës, e cila do të drejtojë kryesinë së bashku me anëtarët Elif Poshka, Emine Fazli, Erjona Hiseni dhe Erza Rustemi si dhe në Tetovë në krye të degës qëndrojnë koordinatorët Behare Adili dhe Habir Dauti.
Ngjarjen e hapi kryetarja e sapozgjedhur Hava Feta, Behare Adili koordinatore e degës së Unionit Studentor Shqiptar në Tetovë, e cila theksoi rëndësinë e përmirësimit të arsimit të lartë në qytetin me dy universitetet shqiptare.
Në vijim, u dhanë fjalime nga ish-kryetarët e Unionit dhe kryetarët e komunave të pranishme, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për iniciativat studentore. Po ashtu, u prezantua një interpretim poetik nga Nasir Zumberi, si dhe fjalë motivuese nga profesorë të ftuar.
Në përmbyllje të takimit, kryetarja aktuale Hava Feta shpërndau mirënjohje për punën dhe kontributin e kryesisë së kaluar, duke falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre.
Ngjarja u përmbyll me një koktej rasti, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për Unionin Studentor Shqiptar.