Komuna e Çairit fillon zbatimin e një projekti inovativ për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe uljen e konsumit të energjisë. Sipas njoftimeve nga kryetari Visar Ganiu, projekti, i cili ishte një nga premtimet parazgjedhore, parashikon që 30% e investimeve të financohen nga buxheti komunal, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga banorët.
Iniciativa do të zbatohet fillimisht në ndërtesat kolektive, por përfitimet do të shtrihen edhe tek shkollat fillore dhe çerdhet publike, duke siguruar ambiente më efikase dhe më të sigurta për komunitetin. Procesi i aplikimit do të zhvillohet në mënyrë transparente për të garantuar mundësi të barabarta për të gjithë banorët e interesuar.
Ky hap konkret është një përpjekje e qartë drejt një Çairi më modern, efikas dhe të qëndrueshëm.