Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka uruar Kosovën për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Në një postim në platformën “X” MPJ thekson se do të punohet drejt zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.
“I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, thuhet në urim.