Lirim Mehmetaj i reagon ashpër Bekim Hamëz Jasharit

2 Min. Leximi

Lirim Mehmetaj i reagon ashpër Bekim Hamëz Jashari’t, ish kryetar i Skënderajt: Bekim Jashari iu kish reagu kundër veteranëve të UÇK-së, pasi këta të fundit morën vendim për të refuzuar bashkëpunimin me qeverinë e Vetëvendosjes rreth festës së Pavarësisë.

Okej, mendim i tij.

- Advertisement -

Ama, ka pas qenë mirë me i reagu edhe Hekuran Muratit kur ky i pati quajtur ushtarët e lirisë si mercenarë.

Me i pas reagu edhe Mimoza Kusarit kur për ushtarin e dalluar të UÇK-së, Bekim Haxhiun, i thotë Slavko Simiç-it se ai është një “fshatar primitiv”.

Me i pas reagu edhe Vetëvendosjes kur bashkë me Listën Serbe vendosën ta lënë jashtë pagës minimale pensionin për veteranët.

Me i pas reagu edhe Albin Kurtit kur përgjegjësin për masakrat ndër shqiptar e themeluesin e Rojave të Urës, Oliver Ivanoiçin, na e patë bë “hero të bashkëjetesës në Kosovë”.

- Advertisement -

E veçanërisht, do të duhej t’i reagonte Albin Kurtit, i cili ditën e veteranëve pati uruar veteranët me një fotografi të Adem, Shaban e Hamëz Jasharit, të cilët nuk janë veteranë, por dëshmorë.

Por, Kurti po i keqpërdorte figurat e tyre duke anashkaluar veteranët dhe duke forcuar tregimin e poshtër se “ushtari i mirë i UÇK-së është vetëm ushtari i vdekur”.

As në këtë rast, nuk pati reguar Bekim Jashari.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull