Artur Krasniqi nga Bashkësia e Popullit të Zotit deklaroi se shqiptaro-amerikani Bex Aliu (me prejardhje nga Zajazi i Kërçovës) pritet të jetë ambasador i ShBA-së në Kosovë, raporton Demos.
”Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Lajm i mrekullueshëm:
Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si Ambasador të radhës të SHBA-ve në Republikën e Kosovës shqiptaro-amerikanin z.Bex Aliu.
Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë.
Z. Aliu ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Prishtinës.