Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Ditë Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, ka zhvilluar një takim online me Lura Pollozhanin, një hulumtuese dhe profesioniste e shquar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka kontribuar shumë në fushat e demokratizimit, të drejtave të njeriut dhe integrimit europian.
“Në Ditë Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, kisha kënaqësinë e veçantë të zhvilloj një takim online me Lura Pollozhani, një hulumtuese dhe profesioniste e shquar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka kontribuar shumë në fushat e demokratizimit, të drejtave të njeriut dhe integrimit europian. Ajo përfaqëson një model frymëzues për gjeneratat e reja. Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohje për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribojnë në zhvillimin e shoqërisë përmes dijes e hulumtimit. Uroj që angazhimi dhe puna e tyre të nderohet, mbështetet dhe promovohet vazhdimisht!”, ka deklaruar kryeparlamentari Afrim Gashi.
Gashi në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë: Uroj që angazhimi i tyre të mbështetet dhe promovohet!
