Kryetari i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, në një status në facebook ka shkruar se ata kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e kauzës për familjen.
Ai thotë se ky rezultat i motivon ata që të vazhdojnë me këtë projekt politik edhe më fuqishëm, pa u ndalur në mbrojte të Familjes, shtetit dhe të ardhmes së vendit.
“Për dy muaj aktivizëm dhe një muaj fushatë intensive, kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kauzën tonë për mbrojtjen e Familjes!
Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit dhe punës sonë të përbashkët. Jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për gjithçka që na dhuruat gjatë këtij rrugëtimi.
Ky sukses na motivon, na obligon dhe na rrit përgjegjësinë për ta vazhduar këtë projekt politik edhe më fuqishëm, pa u ndalur, në mbrojtje të Familjes, të shtetit dhe të ardhmes së vendit. Rrugëtimi ynë politik do të vazhdojë me vendosmëri, sepse ai lindi nga qytetarët dhe do të vazhdojë në shërbim të tyre.
Urime të gjitha subjekteve politike për suksesin në këto zgjedhje! U bëjmë thirrje të gjithëve që të angazhohen për mbrojtjen e vendit, të ruajnë vlerat e familjes dhe të punojnë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.
Populli ynë është punëtor dhe besnik, i angazhuar për shtetin dhe familjen me dinjitet!
Na presin shumë punë – dhe shumë punë do të bëjmë!”, ka shkruar Rahmani. /SHENJA/
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!
