Vuçiç: Kurti ka problem me administratën e re amerikane

1 Min. Leximi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të ketë një problem me administratën e re amerikane “e cila nuk po jeton jetën e viteve 1990 dhe që mund të jetë gjithashtu një shpresë për Serbinë dhe për ruajtjen e Republikës Srpska”.

“Problemi është se një pjesë e mirë e botës perëndimore e shikon me përbuzje Kurtin, ai është fëmija i tyre, çfarëdo që të bëjë, do ta tundin. Ai mund të ketë vetëm probleme më serioze me administratën e re amerikane, e cila nuk i përket as Bill Klintonit dhe as Xhorxh Bushit. Ata nuk po jetojnë jetën e viteve 1990 dhe kjo mund të jetë shpresa jonë dhe shpresa për ruajtjen e Republikës Srpska”, tha Vuçiç.

- Advertisement -

Ky deklarim i Vuçiçit vjen teksa protesta të fuqishme në Serbi ndaj tij e kanë shtënë në ankthin e humbjes së pushtetit. Njëherësh, edhe nga fakti se kryeministri i Kosovës po sulmohet nga ish-i dërguari Grenell, ndonëse jo nga vetë administrate e re amerikane.

Kujtojmë se të dielën mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe Kurti synon mandatin e radhës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull