Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, së bashku me Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi, dhe deputeten Merita Koxhaxhiku, priti në takim deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, Valon Ramadani dhe Nijazi Isaki.
Gjatë takimit, delegacioni vizitoi edhe shtabin zgjedhor të Vetëvendosjes në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë për shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të saj.