Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin Organizativ Bashkim Murtezi dhe deputetët Bekim Sali e Merita Koxhaxhiku, morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së 15 karrocave elektrike për personat me nevoja të veçanta.
Ngjarja, e organizuar nga SOS VITA nën udhëheqjen e Ertan Shakirit, u vlerësua si një shembull i humanizmit dhe solidaritetit. “Ishte kënaqësi e veçantë të ishim pjesë e këtij eventi, duke parë se si ndihma konkrete mund të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e këtyre personave,” theksoi Ibrahimi, duke premtuar mbështetje të mëtejshme për kauza të tilla.
Postimi i plotë:
Së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi, deputetët Bekim Sali dhe Merita Koxhaxhiku, morëm pjesë në ceremoninë e ndarjes së 15 karrocave elektrike, e organizuar nga organizata për persona me nevoja të veçanta SOS VITA, nën udhëheqjen e Ertan Shakirit.
Është kënaqësi e veçantë të ishim pjesë e këtij eventi, duke e ditur se Ertani po bën një punë jashtëzakonisht fisnike, duke u dhënë shpresë dhe mundësi për një jetë më të lehtë atyre që kanë më së shumti nevojë. Ky është një shembull i vërtetë se si humanizmi dhe solidariteti mund të sjellin ndryshime të prekshme në jetët e njerëzve. Sot, më shumë se kurrë, u ndjemë të frymëzuar për të vazhduar të mbështesim kauza të tilla që sjellin buzëqeshje dhe lehtësojnë sfidat e përditshme të këtyre personave.