Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim studentët nga vende të ndryhsme evropiane
Njoftimi i Gashit:
Kisha kënaqësinë të mirëpres në Kuvend një grup studentësh nga vende të ndryshme të Europës, që po ndodhen këtu në kuadër të programit Erasmus. Ata u njoftuan nga afër me punën dhe objektivat e Kuvendit, ndërsa i urova suksese në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Bashkëbisedimi me ta ishte një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për të shkëmbyer ide dhe perspektiva me të rinjtë nga Europa!