Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar në Bruksel me deputetë të Parlamentit Evropian.
“Takime në Parlamentin Evropian – mbështetje për procesin aderues të Maqedonisë së Veriut
Sot në Bruksel kisha takime të frytshme me euro-deputetët Tajs Rojten dhe Matej Tonin, të cilët në mënyrë aktive e ndjekin procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Parlamenti Evropian mbetet partneri ynë në integrimin evropian.
Temat kryesore të bisedimeve ishin reformat dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me shtetet – anëtare.
Falënderim për mbështetjen dhe dialogun konstruktiv. Vazhdojmë me përkushtim drejt agjendës sonë evropiane”, ka shkruar Murtezani.