Nën hijen e transferimit tronditës të Luka Donçiçit nga Dallasi te Los Angeles Lakers, në palestrat e NBA u luajtën disa ndeshje interesante. Denver Nagets mposhti Sharlot Hornetsin 107:104 si mysafirë.
LeBron James shënoi 33 pikë, së bashku me 12 asistime dhe 11 kërcime në ‘Triple-Doublen’ e tij të 10-të të sezonit, dhe Los Anxheles Lejkers mposhti Nju Jork Niksin me 128:112 si mysafirë në “Madison Square Garden”. Ostin Rivs shtoi 27 pikë dhe Rui Haçimura 21 për Lejkersin.
Xhosh Hart shënoi 26 pikë, së bashku me 13 kërcime dhe 11 asistime, por seria prej pesë ndeshjesh e fitoreve të Niksav u ndërpre. Xhejlen Brunson shtoi 17 pikë dhe Mikal Brixhs 16 për skuadrën vendase. Portland Trejl Blejzers mposhti Feniks Suns 127:108 në shtëpi.
Rezultatet:
Sharlot Hornets – Denveri Nagets 104:107
Hjuston Rokets – Bruklin Nets 98:110
Minesota Timbervollvs – Uashington Vizards 103:105
Oklahoma Siti – Sakramento Kings 144:110
Nju Jork Niks – Los Anxheles Lejkers 112:128
San Antonio Spurs – Majami Hit 103:105
Portland Blejzers – Feniks Sans 127:108