Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nuk do të japë më njoftime me zë, përveç në një rast

1 Min. Leximi

Aeroporti i Shkupit ka njoftuar se nga e hëna (03.02.2025), ky institucion do të bëhet “aeroport i qetë”.

Kjo do të thotë se nga e hëna, 3 shkurt 2025, nuk do të bëhen njoftime shtesë zanore për fluturime përmes altoparlantëve, përveç para se të fillojë hyrja në avion (bording) në dalje.

- Advertisement -

“Prandaj, kërkojmë dhe apelojmë tek të gjithë pasagjerët që të monitorojnë ekranet dhe monitorët ku shfaqen informacionet e fluturimit, kartat për hyrje në avion dhe të gjitha njoftimet që marrin për fluturimin e tyre nga linja ajrore me të cilën udhëtojnë. Besojmë se zhurma e reduktuar do të përmirësojë më tej përvojën e pasagjerëve në aeroport”, thonë nga Aeroporti i Shkupit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull