Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe

2 Min. Leximi

Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë përmes një press-konference ka drejtuar akuza se po cënohen të drejtat e punëtorëve që duan të çanëtërësohen nga një sindikatë dhe të anëtarësohen në sindikatë tjetër.

Sipas tyre, një punëtorë duhet të presë 3 vite për t`u çanëtarësua nga një sindikatë dhe të kalojë në tjetër dhe se ky absurd nuk ekziston askund përvec se në Maqedoni.

- Advertisement -

Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski, njjoftoi se një punëtor i cili kishte dashur të çanëtarësohet nga Sindikata, I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku nga atje më 9 tetor 2024 kanë konstatuar se me forcë askush nuk mund të mbajë qytetarët në sindikatë të caktuar.

- Advertisement -

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, mban anë në veprimin sindikalist dhe ka potencuar se për këtë situatë do ta njoftojnë Kryeministrin në takimin e radhës së Këshillit Ekonomiko-Social.
Risteski tha se sindikata në mëtë mënyrë ka për qëllim ta shantazhojë Qeverinë, duke e mbajtur me forcë anëtarësinë.

“Jemi dëshmitarë se deputetë, kryebashkiakë, kalojnë nga njëra në partinë tjetër, fatkeqësisht punëtori nuk mund të kalojë në sindikatë tjetër. Zotërinjtë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, thonë se punëtori ka shfrytëzuar të drejtën për ta mbrojtur, ka shfrytëzuar K-15. Sindikata duhet t`i mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe është merita jonë që marrin K-15 dhe cmime jubilare. Tani a duhet që edhe ne të vendosim tenda para Gjykatës Kushtetuese? Është e qartë se gjyqësori në Maqedoni është katastrofë”, tha Risteski.

Në takimin e radhës me Këshillin Ekonomiko-Social, do të bisedohet edhe për rritjen e pagës minimale, Risteski tha se rritja e pagës prej 1800 denarë, është e vogël.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull