Taravari për deklaratën e Gashit: Gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase

2 Min. Leximi

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe njëri nga liderët e VLEN-it, ka komentuar deklaratën e Afrim Gashit, i cili tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer. Taravari theksoi se këto janë lojëra fjalësh, ndërsa tha se “gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase”.

“Mund të kemi lojë fjalësh sa të duam, gjuha shqipe nuk është e barabartë e me gjuhën maqedonase, këtu pajtohemi të gjithë. Para vitit 1991 gjuhë zyrtare në Maqedoni kanë qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke. Tash është gjuha maqeodnase dhe gjuha e 20 përqind të popullatës që e flasin atë gjuhë. Ne duhet të punojmë në këtë drejtim, pasi gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase. Ne duhet të inisistojmë që gjuha shqipe të qëndrojë edhe si fjalë, jo si përqindje”, tha Taravari.

- Advertisement -

Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese, ndërsa tha se nuk mund të bëhen pa OBRM-PDUKM-në.

Gashi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer – Fronti Europian kërkon dorëheqjen e tij
“Për ndryshimet kushtetuese është e vërtetë se ne e kemi thënë, edhe kur kemi negociouar me OBRM-PDUKM-në, një nga shtyllat kanë qenë eurointegrimet. Edhe presidentja tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër, por pa OBRM-PDUKM-në nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull