Mickoski: U kërkoj falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet, fëmijët janë prioritet i kësaj qeverie

1 Min. Leximi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski banorëve të Haraçinë dhe Likovës u ka kërkuar falje në lidhje me vonesën e hapjes së çerdheve në këto dy komunat.

“Mëngjesin e sotëm kam folur me Fatmir Limanin dhe gjatë ditës me anëtarët e kabinetit të tij, ndërsa shefi i kabinetit të tij do të kontaktojë administratën e komunës së Haraçinës dhe Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo që është temë në publik dje dhe këtyre ditëve, sepse janë marrë miratimet.

- Advertisement -

Unë banorëve të këtyre dy komunave, u kërkoj falje në emrin tim për shqetësimet. Fëmijët janë prioritet ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është në këtë drejtim”, tha Mickoski.

Komunat e Haraçinës dhe Likovës: Prokuroria Publike të ndërmarrë veprime ndaj Fatmir Limanit
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dje tha se para se të nënshkruaj hapjen e çerdhes në Haraçinë, kryetari i saj Ridvan Ibrahimi duhet të kërkojë falje pasi e quajti ministër jolegjitim./Telegrafi/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull