Ahmeti: Në fushatë dy fjalë të vërteta ia çova Hrtistijan Mickoskit, por pse i mbet hatri nuk e kuptova?!

1 Min. Leximi

Ali Ahmeti në fjalimin e tij në koktejin festiv të fundvitit të Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se “kur po e përmbyllim vitin 2024, duhet të themi se kemi një qeveri që nuk u krijua me vullnetin e popullit por me pëlqimin e kryeministrit Hristijan Mickoski.”

“Kemi këtë qeveri që u formua pa respektuar vendimin e popullit, vendimin e shqiptarëve, por u formula me dëshirën e kryeministrit Hristijan Mickoskit. Unë në fushatë i tash Hristijanit nja dy djale të vërteta por nuk e di pse i ka mbetur hatri. Ai duhet ta dijë se nuk mund të luaj me të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, sepse ajo lojë mund të vendos në funksion opsione të tjera që s’do jenë të pëlqyeshme për asnjërën palë”, tha Ahmeti.

- Advertisement -

Ahmeti tha se koalicioni VLEN për interesa personale po rrezikon të arriturat shqiptare, ndaj tha se të njejtët duhet të reflektojnë ndaj veprimeve të veta. /tvklan.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull