Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, 11 të vdekur dhe 80 të plagosur!

1 Min. Leximi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Autoritetet e kanë quajtur atë një akt terrorizmi.

- Advertisement -

Të dhënat e para flasin për të paktën 11 të vdekur dhe 80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Bild raporton se shoferi u arrestua menjëherë pas sulmit. Për momentin nuk dihet asgjë për identitetin apo motivet e tij.

Zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.

Ekipet e shpëtimit kanë ngritur çadra në treg për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

- Advertisement -

Dëshmitarët okularë, sipas gazetës gjermane, thonë se makina, tip BMW e zezë, është përplasur në orën 19:04 të së premtes në turmën në sheshin para bashkisë.

Videot në mediat sociale tregojnë një makinë që kalon me shpejtësi në turmë dhe njerëz që vrapojnë në panik nga vendi i ngjarjes.

Shumë prej tyre arritën të hidheshin anash dhe të shpëtonin veten përpara se të përfshiheshin nga automjeti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull