Kurtishi: Posta dhe Doganat dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit kundër aktiviteteve ilegale

1 Min. Leximi

Postat e Maqedonisë së Veriut dhe Drejtoria e Doganave takohen për të diskutuar sfidat e përbashkëta, njoftoi drejtori i Postave, Orhan Kurtishi.

Statusi i plotë i Kurtishit:

- Advertisement -

Sot patëm një takim të rëndësishëm me Drejtorinë e Doganave, ku diskutuam për problematikat e vazhdueshme që hasim në punën tonë të përditshme.

U dakorduam për një bashkëpunim të vazhdueshëm, me qëllim parandalimin e aktiviteteve ilegale që dëmtojnë shtetin dhe Postën e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdojmë me punë dhe përkushtim për të sjellë ndryshime pozitive!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull